Fundamenti

Një shqiptare në “The Voice of Germany”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Në audicionet e “The Voice of Germany” ka arritur të kualifikohet dhe një shqiptare nga Kosova me emrin Albulena Krasniqi.Kosovarja e cila jeton në Berlin, me vlerësimin e jurisë do të vazhdojë garën në këtë spektakël të muzikës në Gjermani.

Albulena ka interpretuar këngën “Impossible“ nga James Arthur dhe me zërin e saj emocionoi pa masë anëtarët e Jurisë.

“Si një fëmijë i vogël kam filluar të këndoj”, tha Albulena, e cila kurrë nuk kishte marrë mësime profesionale të të kënduarit.

Ajo është me profesion stiliste në sallonin e njohur të Udo Walz në Berlin.

Uji Dea

Këngëtarja nga Kosova ka depërtuar tashmë në skenën e madhe të muzikës.

Stilistja kosovare është shprehur e kënaqur me performancën e parë të saj në “The Voice of Germany”.

Sezoni i ri i spektaklit “The Voice of Germany” duke filluar nga 17 dhe 18 tetor 2013 do të transmetohet të enjteve dhe të premteve në televizionet gjermane SAT.1 dhe në ProSieben./albinfo/