Uji Dea

Itali, shqiptari nga Kosova vret ish gruan dhe të bijën

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Një grua 50 vjeçare dhe vajza e saj 20 vjeçare janë vrarë me armë zjarri sonte afër një dyqani në Pescina, në provincën Aquila në Itali. Mediat italiane shkruajnë se vrasja është kryer nga ish burri i gruas dhe babai i vajzës, 46 vjeçari Veli Selmanaj, me origjinë nga Kosova. Dy viktimat gjithashtu ishin po ashtu shqiptare nga Kosova.

Më pastaj vrasësi është zënë nga policia dhe është konfiskuar arma e krimit.

Mobi Casa

Sipas mediave, Selmanaj, një punëtor ferme, ditën e djeshme ishte kthyer nga Gjermania ku punonte pas ndarjes nga gruaja. Çifti kanë shtatë fëmijë së bashku.

Vrasja thuhet se ka ndodhur për shkak se gruaja dhe vajza ishin ankuar kundër tij për shkak të ngacmimeve seksuale dhe dhunës ndaj së bijës. /Telegrafi/