Eko Higjiena

Shqiptari ka kidnapuar fëmijët e vet, ndiqet me interpol

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zyra Federale për Kriminalitet në Vjenë ka bërë të ditur se është në kërkim të shtetasit 32 vjeçar austriak me rrënjë nga Shqipëria Shaqir M. Ai po ndiqet me dyshimin se i ka kidnapuar fëmijët e vet , djalin Isa, 10 vjeç dhe vajzën Mirjeta 8 vjeçe.

Sipas njoftimit të përmendur, shqiptari nga qyteti Grieskirchen në Austrinë e Epërme (OÖ) ka marrë vajzën dhe djalin me të cilët është arratisur në drejtim të panjohur. Por dyshohet se ai mund të ketë shkuar në Shqipëri ose në Kosovë. Shaqir M., rrjedh nga fshati Perbreg i Kukësit.

Si motiv për këtë grabitje dhe arratisje është sipas portalit heute.at fakti se pas ndarjes në mes të Shaqirit dhe Anilës në shtator të vitit 2011, një gjykatë ia kishte dhënë vetëm nënës së fëmijëve të drejtën për përkujdesjen e fëmijëve.

ARKATANA

Nga ana tjetër, nëna, të cilës fëmijët i janë grabitur, siç shkruan ajo prej tri vitesh e ka shpallur këtë edhe në facebook. Aty thotë se ende nuk di asgjë ku janë fëmijët të cilët nuk i ka parë prej tri vitesh. Në asnjë shkollë të regjionit prej nga vjen ish bashkëshorti i saj nuk rezultojnë të regjistruar Isa dhe Mirjeta.

Edhe interpoli është vënë në kërkim të Shaqir M./albinfo/