Hidromorava

Mustafa, Haziri e Kadriu urojnë për festën e Kurban Bajramit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa ka uruar krerët e Bashkësisë Islame si dhe të gjithë besimtarët islamë, me lutjen që kjo ditë e veçantë të kalojë në harmoni dhe paqe mbarë njerëzore. Për këtë festë besimtarët i kanë uruar edhe Lutfi Haziri i LDK-së dhe Rexhep Kadriu nga AAK.

Në urimin e tij Qemajl Mustafa ka thënë se Bajrami simbolizon vlerat e sakrificës, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve. Në këtë ditë nuk duhet të ndihet askush i vetmuar dhe a si harruar, thuhet në urimin e kreut të Komunës, Qemajl Mustafa.

Mustafa ka ftuar besimtarët që si përherë të jenë solidarë, mëshirues e tolerantë ndërmjet vete dhe me të tjerët, sepse vlerat universale bazohen mbi diferencat dhe diversitetet etnike, fetare e kulturore.

Fundamenti

Kurse kryetari i LDK-së në Gjilan, kandidati për kryetar të komunës, Lutfi Haziri me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve mysliman iu uron Kurban Bajramin.”Duke iu uruar këtë ditë, shprehë nderimin më të madh për udhëheqësit e Bashkësisë Islame dhe gjithë besimtarët Islam, të cilët me një mençuri të madhe, me një përkushtim të madh dhe besim të pakufishëm te Zoti, po konsolidojnë gjithnjë e më shumë traditën, trashëgiminë e kulturën më të çmuar të kombit shqiptar, respektin e ndërsjellë për besimin e njëri-tjetrit, tolerancën fetare, dëshmi kjo e një qëndrimi të pashembullt qytetarë të besimtarëve shqiptarë. Edhe njëherë, ju uroj nga zemra dhe uroj që Kurban Bajramin tjetër ta festojmë më mirë, me një fitore të re të merituar” thuhet në urimin e Lutfi Hazirit.

Ndërsa kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, uron të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Ai njëherit uron kreun e Bashkësisë Islame në Gjilan imamin Sylejman Osmani si dhe të gjithë imamët e xhamive, duke i dëshiruar një festë të qetë dhe të mbarshme. “Urojë që kjo festë e sakrificës dhe përkushtimit të na gjejë duke sakrifikuar për njëri-tjetrin dhe duke ndihmuar aty ku ka nevojë. Urojë që paqja dhe toleranca të mbizotërojë në sofrën e çdo familje, jo vetëm gjatë Kurban Bajramit, por gjithnjë”, ka thënë kryetari Kadriu.

Njëkohësisht, Aleanca në Gjilan, në këtë ditë të madhe të flijimit, kujton të gjithë të rënit dhe ata që u sakrifikuan për Kosovën dhe popullin e saj, eshtrat të cilëve tani pushojnë të qetë në tokën e tyre të lirë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.