ARKATANA

Dy shqiptare nga Zvicra dërgojnë ndihma për Spitalin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zanafilla e këtij aksioni simpatik është jo e zakonshme. Dy vajzat duhej të gjenin një temë për punimin e diplomës në shkollën e mesme…

Një kamion i mbushur me pajisje të ndryshme mjekësore që do të niset këtyre ditëve për në Kosovë, do të shkarkohet në spitalin e Gjilanit. Dhe nuk është as shteti e as ndonjë shoqatë humanitare që e organizon këtë transport. Dy vajza të reja me rrënjë nga Kosova, Shkurte Zeqiri dhe Habibe Salihu qëndrojnë mbrapa këtij aksioni human dhe ambicioz.

Vetë zanafilla e këtij aksioni simpatik është jo e zakonshme. Dy vajzat duhej të gjenin një temë për punimin e diplomës në shkollën e mesme të shitjes me pakicë, në Shkollën Profesionale në Glarus, shkruan gazeta südostschweiz.

Fundamenti

Atyre u lindi ideja se do te ishte mirë që diploma e tyre të kishte edhe një efekt praktik e human. Kjo mund të bëhej përmes një projekti humanitar, duke dërguar pajisje shëndetësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, u kujtuan ato.

Nga kontaktet personale që kishin me njerëzit nga regjioni, ato e dinin se çfarë i mungonte më shumë këtij spitali. Si rezultat i aksionit të nisur para rreth një viti me moton “Nxënësit nga Glarusi mbledhin ndihma për një spital në Kosovë”, këto ditë merr udhë drejt Gjilanit kamioni me pajisjet e dhuruara nga zviceranët./albinfo/