Eko Higjiena

Përleshet me shqiptarët, pasi “ia kanë shikuar gruan”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një i ri austriak me prejardhje egjiptiane kishte hyrë së bashku me mikeshën e tij në një lokal në qytetin Grac. Aty punonte një shqiptar. Pasi që shqiptari e kishte shikuar “si shumë dhe gjatë” mikeshën e egjiptianit, ky i fundit e ndjen veten “të prekur në nderë” dhe fillon konflikti verbal e pastaj edhe rrahja në mes tyre.

Kur në rrahje përfshihen edhe dy pronarët e lokalit, njëri nga pjesëmarrësit i thërret shokët e tij me telefon, të cilët nuk vonojnë dhe eksesi i vogël shndërrohet në një përleshje masive ku janë përdorur edhe shkopinj.

Mobi Casa

Mysafirët e lokalit alarmojnë policinë, e cila ka arrestuar dhe denoncuar gjashtë deri në 7 persona. Po kaq veta të lënduar janë dërguar për trajtim në spital, shkruan diepresse.com. Tre nga pjesëmarrësit në përleshje janë në kërkim./albinfo/