Britani, 20 vjet burg për shqiptarin
Tre persona janë dënuar me 46 vjet burg pasi u shpallën fajtor për trafik droge me vlerë mbi tetë milionë funteve. Gent Gasa, Lukasz Geborys dhe Carl Bulter u dënuan pasi u përpoqën të fusnin 18 kilogramë kokainë dhe heroinë të kualitetit të lartë.
Shqiptari është ai që ka marrë edhe më shumë vite burg.
Gent Gasa, i cili jetonte në Wembley, u dënua me 20 vjet burg. Ndërsa, polaku Lukasz Geborys u dënua me 14 vjet e anglezi Carl Bulter me 12 vjet heqje lirie.
Gjatë hetimeve që zgjatën disa muaj, policia zbuloi gjithashtu rreth 40 mijë funte para të gatshme, si edhe pajisje të ndryshme për përpunimin e drogës.
Nick Blackburn nga Task Forca Qendrore tha pas vendimit se, ishte i kënaqur me vendimin pasi reflekton nivelin në të cilin grupi operonte.
Vlera në rrugë e drogës së sekuestruar arrin në 8.4 milionë funte. Droga synohej të shpërndahej nëpër rrugët e Londrës, gjë e cila do të gjeneronte kriminalitet dhe do të ushqente aktivitetin e bandave. /Telegrafi/

