ARKATANA

Dy javë shtesë për regjistrim të votuesve jashtë vendit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të marrë vendim në mbledhjet e radhës për një kërkesë që i është dorëzuar nga Ministria e Diasporës, e cila ka kërkuar që të shtyhet data për regjistrimin e votuesve nga mërgata.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka zhvilluar një konsultë me kryetaren e KQZ-së Valdete Daka, të cilës paraprakisht ia ka shpjeguar arsyet e kërkesës për shtyrjen e datës së regjistrimit. “Ne si ministri kemi kërkuar që data e fundit për regjistrim të votuesve nga mërgata të shtyhet nga 4 shtatori, siç është tani deri, në një datë maksimum prej dy javësh më vonë”, ka thënë Makolli të premten për Tribunën.

FIDANISHTJA

Sipas tij, shtyrja e afatit të regjistrimit të votuesve nga mërgata nuk e dëmton apo rrezikon në asnjë formë datën e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve që është 3 nëntori. Pranimin e kërkesës edhe zyrtarisht nga Ministria e Diasporës, e ka konfirmuar të premten për gazetën edhe kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.(Tribuna)