ARKATANA

Përpjekja e Kadri Veselit për ta ‘ndryshuar’ PDK-në

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i PDK-së ka nisur fushatën për ta ndryshuar imazhin e tij dhe të partisë që ai tash ka në drejtim. Njohësit e politikës thonë se pa pastrimin e PDK-së nga emrat e denigruar nuk mund të ndryshohet lehtësisht kjo parti.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, është duke provuar që ta risjellë një imazh ndryshe në parti. Ai ka nisur “fushatën” më një stil tjetër, “më afër me qytetarin”, me përpjekjen që ta krijojë një përshtypje ndryshe përpara opinionit publik. Veseli po provon me forma të ndryshme ta përcjellë këtë tendencë, më e fundit ishte Konventa e PDK-së, kur në rresht të parë kishe ulur kryesisht gjeneratën e re të PDK-së. Atyre që dikur ishin me pushtet brenda partisë ulëset ua kishin caktuar prapa.

Mobi Casa

Analistët politikë thonë se kjo skenë, e orkestruar nga Veseli, rrit efektin kur nga partia largon emrat me të kaluar kriminale. Njohësi i çështjeve politike, Astrit Gashi, vlerëson se Kadri Veseli ende nuk ka arritur ta freskojë PDK-në me fytyra të reja, siç kishte bërë paraardhësi i tij, Hashim Thaçi.

“Kadri Veseli ende nuk ka arritur ta freskojë PDK-në me fytyra të reja, në atë masë sa e kishe bërë Thaçi. Ato fytyrat e reja në rreshtin e parë shumica e skajshme kanë qenë prurje të ish- kryetarit”, ka thënë Gashi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.