ARKATANA

Tahiri: Boshti i suksesit të këtyre zgjedhjeve është AAK-ja, do të bëhet Qeveria me opozitën

/ 3 minuta lexim
HW

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se Qeveria në krye me Albin Kurtin gjatë qeverisjes së saj ka bërë një sërë shkeljesh kushtetuese por kanë kritikuar edhe ndarjen e parave në kohë fushatash të që janë bërë për disa kategori, raporton Ekonomia Online.

Megjithkëtë nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online kjo praktikë qeverisëse do të ndryshojë pas 28 dhjetorit, pra një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, me ç’rast ka theksuar se AAK do të jetë boshti i suksesitTahiri ka akuzuar Qeverinë Kurti për blerje votash.

“Prej që ka ardh kjo Qeveri në pushtet veprimet e ndihmave financiare u bënë në periudha kur ka zgjedhje ose në periudhat e fundvitit. Në fundvit me ble vota. Ky është gabim shumë i madh, është praktikë shumë e keqe që bëhet, ndërtohet që ne duhet ta luftojmë secila qeveri nesër që do të vijmë në qeveri do të ketë zëra që do të thojnë ‘pasi e bëri Albini pse mos ta bëjmë ne’. E shoh një vepër jo vetëm demokratike por e shoh edhe si vepër e cila ka karakter të një mugesës serioze të etikës qeverisëse. Kosova ka pasur një situatë bukur të vështirë këto katër vite e gjysmë. Kosova është ballafaquar me një qeveri e cila ka rekorde të thyera të shkeljeve kushtetuese, një qeveri e cila sektorin privat i cili është sektori që i siguron pagat e sektorit publik”, tha Tahiri.

Tahiri ka ngritur si shqetësim edhe çështjen e raporteve me aleatët ndërkombëtar, që është krijuar gjatë viteve që me vendin udhëheq VV-ja.“Kjo qeveri e cila përgjatë gjithë kohës ka arrritur të krijojë armiqësi shumë të mëdha në tri pika thelbësore të Kosovës. E para është me Amerikën, e dyta është me Bashkimin Evropian dhe mbi të gjitha me Shaipërinë, shtetin amë”, ka deklaruar Tahiri.

Uji Dea

Për gjithë këtë Tahiri thotë se qytetari mund ta bëjë dallimin, e që në ditën kur do t’i drejtohet kutisë së votimit të mendoj se si e mendon të ardhmen.

“Jemi në proces zgjedhor, jemi edhe 10 ditë deri tek zgjedhjet. Ftesa ime e vetme për secilin qytetarë të Kosovës, ta vendos gishtin në kokë dhe të mendoj, ku kemi qenë, ku jemi, ku dëshirojmë të shkojmë në vitin 2026. Aleanca e ka fuqinë më të madhe në nivel të pushtetit lokal, në aspektin e kontrollit, respektivisht të udhëheqjes së komunave shumica dërrmuese të komaunve që jemi në qeverisje. Është subjekti politik me stabilitetin më të madh dhe me listën më përfaqësuese që e ka, ka evdidencë serioze të arritjeve në pushtet lokal. Ka evidencë historike në menaxhimin e shtetit ku ka qenë Kryeminsitrër Haradinaj, dhe ku ne kemi udhëhequr të cilat dihen, duke filluar nga ushtria, pavarësimi energjetik i Trepcës, ligji i pagave e shumë të tjera Aleanca del subjekti politikë me rritjen më të madhe”, theksoi ai.

Sipas Tahirit zgjedhjet do të prodhojnë një Qeveri të opozitës.“Boshti i suksesit të këtyre zgjedhjeve, e ka emrin AAK. Kjo do të vërtetohet me 28 dhjetor dhe ne mendojmë që qeveria do të krijohet nga opozita”, tha Tahir, që njëherit është dhe kandidati për deputet nga radhët e AAK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.