Fluturimi i Valentin Sadiki
Nga Migjen Kajtazi – Tani jemi vazhdimishtë të informuar me emisone të ndryshme mediatike për emigracionin e popullitë shqiptar në viset e ndryshme të botës e ky emigracion përmban në veti : histori, rrefime, peripeci, ngjarje të ndyshme.
E ngjarjet individuale na bëjn të kuptojm më mirë e të ndiejmë veshtërsitë dhe sukseset e individëve në jetën e tyre në vise të ndyshme të botës.
Se qfar më shtyri të filloj të shkruaj këta rreshta mbi emigracionin shqiptar të shpërndar anë e kënd botës është rrefimi dhe një përshkrim i një takimi që pata ……
Jam i shoqëruar nga Zotëri Emin Sadiki, Zonja Viktoria Sadiki Jeglova e i riu Valentin Sadiki.
Ngjitemi shkallëve të pallatit të Riponit që gjindet në mes të qytetit të Lozanës të kantonit Vaud , ku të gjithë së bashku kemi destinacion viziten e pesë muzeve dhe bibliotekës kantonale të vendosura në ketë pallat.
Ashtu papritmas duke u ngjitur shkallëve shofë qe jemi mu në mes të shkallëve që qojnë në hyrjen e madhe të pallatit dhe shofë që në dy anët hyrëse të pallatin janë 2 shqiponja të mëdha të vendosura në muret e pallatit. Nuk do ishte interesante ky përshkrim arshitektural i pallatit të Riponit po të mos isha i shoqeruar nga 3 protoganistët e këtij rrëfimi me personazhë kryesor djaloshin 14 vjeqar Valentin Sadiki.
Shqiponjat që shofë më bëjn të kujtojë flamurin tonë kombëtar dhe atë të flamurin rusë, ky mendim që më vije me shpejtësi është i ndikuar nga fakti që Valentin Sadiki është me prejardhje Shqiptare-Ruso , me prindër Eminin dhe Viktoria .
Për Valentini që ka vendëlindje qytetin e Lozanës, është vizitë e shumë pritur për të, së pari ta takoj babain që jeton në Lozanë dhe ky rrugëtim është qmallje dhe gjetje e origjinës së tijë shqiptare.
Kureshtja ime nuk ndalet vetëm në kurreshtje, se që më integron është fakti që Valentini edhe pse i rritur në Rusi dhe pa pranin e babait të vetë e ndien vetën të afërt me kulturen shqiptare.
Kureshtja ime sikur u hetuar nga Viktoria që më tha që Valentinin e kam rritur me dashuri për babain e vetë dhe për kulturën shqiptare e kjo dashuri i dha forcë dhe deshirë të arrijë suksese. E kur jemi për suksese atëhere nese dikush meriton të përmendet e të shkruhet në shtypin dhe mediat shqiptare atëhere sukseset e Valentinit e meritojn të citohen .
Fakti që Valentini është shumë i pranishëm në shtypin rusë dhe ndërkombëtar më bën të them që Valentini meriton që të përmendet në shtypin shqiptar jo për shkakë të prejardhjes shqiptare po nga fakti se Valentin radhit suksese në fushën e artit.
Qyshë në moshën 6 vjeqare Valentini fillon të luajë për teatrin e artit të qyteti të Moskës për të vazhduar me sukses në pjesëmarrjen në shumë pjesë teatrore duke përmendur komedin muzikore « Zorro » apo në pjesën teatrore « Lufta dhe paqja » ku luanë rolin e Napolon Barnapartës .
Gjersa permendim sukseset e shumta të Valentinit , vlenë të citohet angazhimi i tijë edhe në rolet kryesore në filma apo seri të ndyshme e ketu po permendim serin televizive « Pautina » që është luajtur në vitet 2007-2009 apo filmi i ri i ralizuar në vitin 2013 « Chastonoye pionerskoye » .
Po sikur nuk mjafton angazhimi i Valentinit në fushën teatrore dhe kinomotragrafike, Valentini ka disa muajë ka botuar romain e tijë të parë të quajtur « Forca e frikës – Bo Vlasti Staha » që është pritur shumë mirë si nga publiku po ashtu edhe nga kritika .
Gjersa shfetoja revistat dhe CD e ndryshme që përmbanin informata për suksesin dhe pjesëmarrjen e Valentin Sadikut në shumë role dhe projekte e vetëmja fjalë që më vinte në kokë si fjalë që mundet të përmledhë të gjithë suksesin e Valentinit është fjala « Fluturimi » fjalë që përshkruan jo vetëm shpejtësin e suksesit të tijë po përshkruan dëshiren për të njoftur dhe zgjeruar njohurit e tijë
Kërsheria për të ditur për sukseset e Valentinit munden të zgjerohet me një kerkim të thjeshtë në motoret e kërkimeve elektornike siq janë : google apo youtube .
Pasi mbaruam viziten e muzeve dhe të bibliotekës kantonale , zbresim shkallëve së bashku me Valentinin që shifet që është i knaqur me vizitën që bëm në ambiente që janë shumë të familiarizume për të .
E përshendes duke i dëshiruar vazhdim të « fluturimit » të sukeseve për të vazhduar në të ardhmen me një fluturim në viset shqiptare …..

