ARKATANA

Artistët nga diaspora promovojnë Kosovën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës”, në Prishtinë është hapur “Art Liberalization Europe II-Dias, International Art Rezidence 2013”. Një aktivitet i tillë do të zgjasë deri më 4 gusht, ndërsa ka për qëllim promovimin e arritjeve të artistëve nga diaspora dhe promovimin e rrugës integruese të Kosovës për në BE.

Për katër ditë artistët do ta paraqesin artin individual, ndërkaq më 4 gusht, në orën 19:30, në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës do të kenë një ekspozitë të përbashkët.

Fundamenti

Në këtë aktivitet po marrin pjesë shumë artistë nga diaspora, si nga Zvicra, Holanda, Suedia, Italia, Kanadaja, Greqia, Franca, etj.