Mobi Casa

Mbyllet ëmbëltorja e shqiptarit për një euro të “pafiskalizuar”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Inspektorët e Drejtorisë së tatimeve në Zarë, e kanë mbyllur ëmbëltoren më të njohur të këtij qyteti bregdetar, “Donat”, që ndodhet në sheshin e kishës katedrale “Shën Stoshia” në Zarë, me një vendim të shqiptuar mandator në kohëzgjatje prej 5 ditë, dhe atë në mes të sezonit turistik.

Siç informojnë portalet e Zarës dhe gazetat kroate, inspektorët e kanë bllokuar këtë ëmbëltore shumë të frekuentuar në Zarë, pas ushtrimit të kontrollit në këtë objekt të familjes Aliu nga Tetova, transmeton INA.

Inspektorët shtetëror, duke ushtruar kontrollin financiar- të fiskalizimit, për shkak të 7 kunave (1 euro), pa dhënë hollësi se a kanë gjetur tepricë ose mangu në arkë, ata kanë shqiptuar masën e mbylljes në kohëzgjatje prej 5 ditësh.

Sipas këtij rasti, tregtarët e sidomos hotelierët në Zarë janë shqetësuar sepse tani fillon gara “gjuetia e shtrigave” ku do të gjejnë 2-3 kuna më tepër ose mangët në arkë. Sido që të jetë, Familjes Aliu, u është mbyllur lokali i specializuar dhe më i njohur dhe më i frekuentuar i akullores në Zarë në kulmin e sezonit turistik.

Eco Higjiena

Ëmbëltoren “Donat” në sheshin e “Shën Stoshisë”, përballë kishës katedrale me të njëjtin emër e ka hapur Abdurrahman Aliu nga Tetova që më vitin 1978, veprimtari që me sukses dhe dinjitet të plotë e vazhdojnë katër djemtë e tij.

Ata me angazhimin e pothuaj se tërë familjes dhe të punëtorëve të tjera profesionale dhe ndihmës, e kanë zgjeruar veprimtarinë e vet, duke u bërë prodhues dhe furnizues i shumë objekteve hotelierike me këtë ëmbëlsirë freskuese, mirëpo lokacioni tek kisha katedrale “Shën Stoshia: ka qenë dhe mbetet vendi dhe lokali më i preferuar i të gjithë adhuruesve të akullores, ku prodhohen dhjetëra e dhjetëra lloje akullore, që më së miri dëshmon edhe kujtesa e mijëra e mijëra turistëve të huaj.

Që kur është hapur ky objekt hotelierik, biznes i Familjes Aliu, vazhdimisht aty është dashur të pritet në rend për tu shërbyer me akulloren e dëshiruar, pavarësisht se në pjesën e vjetër të qytetit të Zarës, ka pasë mjaft por janë hapur edhe ëmbëltore të tjera, e sidomos kjo ndodhë në shëtitoren “Kalelarga”, por nuk e ka zvogëluar asnjëherë dhe nuk e ka rrezikuar frekuentimin e ëmbëltores “Donat” ku janë pritur nga vëllezërit Aliu.