Hidromorava

“Shqiptarët e mirë” në 3Sat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Larg kryetitujve negativë, ekzistojnë shumë rrëfime suksesi të shqiptarëve të cilët jetojnë e punojnë në paqe dhe të integruar mirë në Zvicër”.

Në kanalin televiziv gjerman 3Sat është emetuar mbrëmë filmi dokumentar zviceran “Shqiptarët e mirë”. Ky film pati bërë bujë në vitinm 2011 kur qe shfaqur për herë të parë në televizionin zviceran dhe qe cilësuar si një përpjekje për të ikur nga stereotipet për “shqiptarët e dhunshëm e kriminelë, shitës droge, islamistë, abuzues ndihmat sociale etj.”, aq të përhapura në opinionin zviceran.

“Duke i cilësuar ashtu në mënyrë paushalle, shqiptarëve u bëhet e padrejtë”, vlerëson dokumentari. “Jashtë kryetitujve negativë, ekzistojnë shumë rrëfime suksesi të shqiptarëve të cilët jetojnë e punojnë në paqe dhe të integruar mirë në Zvicër.

Kur flitet për shqiptarët, të shumtën e rasteve mendohet për shqiptarët e Kosovës. Të parët nga ta kanë ardhur në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar si gastarbajterë të kërkuar. por shumica kanë ardhur më vonë si refugjatë gjatë kohës së konflikteve ballkanike në vitet 90.

KKVITI

Sot në Zvicër jetojnë mbi 200 mijë kosovarë, pa e llogaritur këtu numrin e madh të atyre që tashmë kanë marrë shtetësinë zvicerane.

Dokumentari “Die guten Albaner” (Shqiptarët e mirë) portreton katër shqiptarë të suksesshëm të Kosovës, të cilët kanë arritur shumë në Zvicër dhe të cilët nuk duan të merren si përjashtime e as si shembuj.

Fjala është për një sportist, një bankier, një politiokane dhe një mjek, thuhet në prezantimin që portali ARD i bën dokumentarit “Die guten Albaner”, me regjisor Béla Batthyany./albinfo/