Gjilanasi arrestohet për kanosje
Gjilan – Policia e Kosovës nga stacioni policor i Gjilanit ka pranuar një ankesë nga Ankuesi Shqiptar Shtetas i Kosovës, pronar i kompanisë “Ndërtim” nga Kaçaniku, i cili raporton se ai është kanosur nga i dyshuari po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës, pronar i kompanisë NTT “Jaha”, nga Gjilani.
Rasti ka ndodhur kur inspektorët e ndërtimit në Gjilan të shoqëruar me kompaninë e autorizuar për rrënim kanë shkuar tek objekti i të dyshimtit për t’ia rrënuar një kat të një ndërtese në ndërtim e sipër, sepse ky kat ishte pa leje përkatëse të organeve komunale.
Në momentin kur ka filluar të bëhet rrënimi i dyshuari e ka kanosur ashpër pronarin e kompanisë së autorizuar për rrënim.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari pasi është intervistuar nga policia ndalet në mbajtje për 48 orë, Rasti i referohet PTH njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

