Plagos rëndë familjarin, arratiset kosovari
Policia e Duisburgut është në ndjekje të një shqiptari 32 vjeçar nga Kosova i cili i ka shkaktuar plagë të rënda me thikë një bashkatdhetari të tij 60 vjeçar. I plagosuri ka arritur që në atë gjendje ë shkonte deri te pompa e aferme e benzinës, ku i ka rënë të fikët. Mjekët në spital kanë konstatuar lëndime të rënda tëe organeve si veshkët dhe shpretka.
Por ndryshe nga konstatimet e para kur mendohej se i ishin shkatërruar organet në fjalë, ata kanë arritur t`ia shpëtojnë ato kështu që aktualisht i plagosuri gjendet jashtë rrezikut për jetë, transmeton albinfo.ch.
Pas hetimeve të para, organet ndjekëse kanë ardhur në përfundim se shkak i këtij sulmi ka qenë një konflikt familjar në mes tyre, shkruan derwesten.de.
Megjithatë, ato nuk kanë sjellë njoftime se në çfarë raportesh familjare qëndrojnë dy të përfshirët në konflikt.


