Mobi Casa

Aktivitete kulturore në kuadrin e “Ditëve të Diasporës 2013”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në kuadrin e manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës 2013”, të enjten, më 25 korrik 2013, në orën 12:00, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës mbahet një orë letrare dhe recensione librash të autorëve dhe shkrimtarëve nga diaspora, bën të ditur, Zyra për Komunikim me Publikun e MeD-ës.

Po kështu, në qytetin e Gjilanit, më 25 korrik, në orën 14:00, me paraqitjen e Ansamblit të fëmijëve me një program të zgjedhur, fillojnë aktivitete të ndryshme kulturore dedikuar bashkatdhetarëve, çfarë po mbahen këto ditë edhe në qendrat tjera të Kosovës

Aktiviteti me fëmijët mbahet te fusha “Dardania-1” ( ish-“Gavrani-1”), Ndërkohë, fëmijët nga diaspora, pjesë e kampit veror “Ta njohim atdheun”, do të japin një shfaqje teatrale po në këtë qytet, ku gjithashtu, do të ketë edhe shfaqje me robot.

FIDANISHTJA

Shfaqja teatrale dhe ajo me robot jepen në sheshin “Agim Ramadani”, në orën 17:00.

Ndërsa më 26 korrik 2013 (e premte), në kuadër të aktiviteteve kulturore, mbahet manifestimi kulturor për të rritur që fillon në orën 20.00 në, “Dardania-1”, bën të ditur zyra për komunikim me publikun e Ministrisë së Diasporës.