Gabimi i mjekut i kushton me jetë Skerdilajdit të vogël
Helmut W. mendon se medikamentin duhet t`ia japë foshnjës me gjilpërë. Kështu ai vendos gjilpërën në shiringë dhe ia injekton, duke shkaktuar vdekjen e saj…
Studenti 31 vjeçar Helmut W., kishte ngatërruar shiringat dhe kjo i ka kushtuar me jetë foshnjës shqiptare, Skerdilajdit 10 muajsh fëmijës së Visar dhe Denisa T. Kjo kishte ndodhur më 22 gusht të vitit 2011 në Klinikën e fëmijëve Bielefeld-Bethel.
Për këtë vrasje të paqëllimtë Helmut W. është dënuar në tetpr të vitit 2012 me një gjobë prej 1800 eurosh. Por ai ndërkohë ka ushtruar ankesë që dënimi të mos bëhet i plotfuqishëm dhe të martën ka filluar procesi gjyqësor në Gjykatën e Apelit të Landit në Bielefeld.
Studenti që sot ndodhet para gjyqit ia kishte marrë gjakun Skerdilajdit të vogël që vuante nga leukemia, shkuan bild.de. Një infermiere vjen në dhomë dhe e bën gati një shiringë pa gjilpërë me antibiotik që parandalon ndezjen e mushkërive. Këtë antibiotik duhej që e ëma t`ia jepte foshnjës përmes gojës.
Ndërkaq, këtu ndodh gabimi fatal: Helmut W., i cili vetëm katër javë më vonë do të diplomonte në mjekësi dhe do të fitonte lejen e punës në profesion mendon se medikamentin në fjalë duhet t`ia japë foshnjës përmes shiringës, me gjilpërë. Kështu ai vendos gjilpërën në shiringë dhe ia injekton foshnjës në kateterin në zonën e barkut. E ëma nuk e kupton fare se çarë po ndodhte pasi që ajo nuk e dinte gjermanishten.
Ajo sheh vetëm pasojën fatale të gabimit të studentit të mjekësisë: “Sekerdilajdi përdrodhi sytë dhe nxori shkume nga goja”, tregon Denisa për mediet gjermane. Foshnja ka pësuar një shok anafilaktik, ai kishte rënë në koma nga e cila nuk është zgjuar më.
Gjykata në procesin e saj të vitit të kaluar kishte konstatuar se Helmut W. nuk kishte urdhër ta injektonte medikamentin. Ai duhej ta kuptonte se shiringa nuk ishte paraparë për injektim , pasi që i mungonte gjilpëra. Sipas gjyqtarit, ai nuk kishte pasur njohuri konkrete lidhur me medikamentet që i jepeshin pacientit dhe nuk kishte ndërmarrë asgjë për tu informuar.
I akuzuari u shpreh ngushëllimin e tij prindërve me fjalët: “Më vjen keq për gjithçka”.
Gjykata e kishte dënuar atë nëtetor të vitit 2012 me 120 njësi ditore nga 15 euro. Ndërsa tash rreth fatit të tij do të vendosë Gjykata e Apelit.(albinfo)


