Eko Higjiena

Agron Buxhaku: “Ne duhet të jemi më shumë vetëkritikë”

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori i Maqedonisë në Francë, shprehet për procesin e negocimit për anëtarësimin i vendit të tij në BE.

Pak javë para vendimit të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim, ambasadori i Maqedonisë në Francë, Agron Buxhaku, shprehet për procesin e negocimit për anëtarësimin i vendit të tij në BE. Nëse BE-ja ka interes të mbajë derën e hapur për Ballkanin, kandidatët, sipas tij, duhet të punojnë më shumë për demokratizimin e tyre.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, si dhe Komisari për zgjerim, Stefan Fühle, ishin më 19 shkurt në Maqedoni.

Çfarë prisni nga ekipi i ri, i cili u emërua në Komisionin Evropian?

Vizita të tilla në shtetet e Ballkanit janë shumë të rëndësishme, sepse perspektiva e anëtarësimit në BE është vendimtare për stabilitetin e këtij rajoni. Ne presim që Ashton të japë sinjale, sipas të cilit BE-ja vazhdon të ndjekë politikën e dyerve të hapura për vendet e Ballkanit, të cilat nuk kanë aderuar ende në BE, veçanërisht ato që janë në një fazë mjaft të avancuar, sikur Maqedonia.

Në vitin 2005, kur statusi i kandidatit për anëtarësim në BE të Maqedonisë është miratuar, fillimi i negociatave ishte planifikuar për vitin 2008. Pastaj, në vitin 2009 dhe kohët e fundit Këshilli ka folur për një hapje të negociatave në vitin 2010. Cilat janë arsyet e këtyre shtyrjeve të shumta?

Faktorë të shumtë shpjegojnë vonesën për hapjen e negociatave. Së pari, BE-ja ka pasur probleme të brendshme. Por, gjithashtu ka pasur edhe probleme në Maqedoni. Brenda vendit kemi pasur një përvojë zgjedhore jo shumë të ndirtshme në vititn 2006. Partia që fitoi zgjedhjet në bllokun shqiptar nuk është përfshirë në qeveri dhe kjo shkaktoi një krizë politike si dhe zgjedhje të parakohshme në vitin 2008.

Ndërsa jashtë vendit ne ende kemi një kontest të pazgjidhur me Greqinë lidhur me emrin e vendit tonë. Së fundi, më gjerësisht, BE-ja ka rritur për 15 vjet nga 13 deri 15 dhe nga 25 deri 27 shtete… Dhe përkundër suksesit të BE-së në nivel global, BE-ja ka përjetuar një lloj lodhjeje me zgjerimin e saj. Kemi të bëjmë me një paradoks, sa më shumë që marrja vendimit bëhet demokratike, aq më shumë ndërlikohet marrja e vendimit. Atëhere, kur udhëheqësit e vendeve më të rëndësishme binin dakord për një çështje, vendi merrej shumë shpejt dhe gjërat ecnin më shpejt. Dhe vetëm më pas publiku informohej nga mediat. Sot, nevoja që të gjitha shtetet të demokratizohen e ngadalëson procesin e vendimmarrjes. Por, ne gjithashtu duhet të jetmi më shumë vetëkritik. Ka një dallim mes Sllovenisë dhe Maqedonisë, mes Estonisë dhe Malit të Zi në zhvillimin tonë demokratik. Nuk është gjithmonë “faji” i BE-së. Dhe duhet t’i bashkohemi BE-së duke bërë reformat.

Cilat janë reformat kryesore që duhet, sipas mendimit tuaj, të bëhen në Maqedoni për të përshpejtuar procesin e pranimit në BE?

Maqedonia është një vend specifik. Fillimisht është e nevojshme që dy bashkësitë etnike të bien dakord për të ardhmen e ndërtimit të kombit. Për momentin Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar në vitin 2001, krijoi bazën për organizimin dhe integrimin e komuniteteve minoritare. Është shumë efektive. Por ne gjithashtu duhet të vëjmë në vend reformat që mund të mundësojnë funksionimin e shtetit ku sundon ligji. Ndryshe nga disa vende të tjera ish-kandidatë, ne në të vërtetë nuk kemi një traditë demokratike dhe duhet të punojmë më shumë në zhvillimin e institucioneve.

Sipas jush, si mund të të zgjidhet çështja e emrit të Republikës së Maqedonisë, për të cilin ju jeni në opozitë me Greqinë? Cili duhet të jetë roli i BE-së në arbitrazhin e konfliktit?

Eco Higjiena

Si ambasador i Republikës së Maqedonisë ju jap qëndrimin zyrtar. Bëhet fjalë për të gjetur një emër të pranueshëm për vendin, por që nuk prek identitetin kombëtar të shumicës së qytetarëve të Maqedonisë. Unë jam shqiptar dhe unë isha një kandidat për presidencën e Republikës. Si një kandidat, unë sugjerova një përfshirje më të madhe të BE-së dhe SHBA-së për të na ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi, sepse ka vite që ka biseda për këtë. Por ne i vlerësojmë shumë Kombet e Bashkuara, por ata nuk janë të njohura për aftësinë e tyre për të zgjidhur problemet. Konkretisht, emri i Maqedonisë duhet të mbeten i integruara në emër të vendit … Ne kemi arritur në një fazë ku Greqia s’ka asnjë kundërshtim ndaj faktit që fjala Maqedoni të jetë pjesë e emrit që do të jetë rezultat i një kompromisi në të ardhmen.

Në mbledhjen e fundit të Këshillin Evropian Greqia ka ngadalësuar pjesërisht negociatat në mënyrë që procesi i pranimit të mos fillojë. Çështja e emrit duhet të jetë një parakusht për anëtarësim?

Ne do të donim t’i bashkohemi BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur, prandaj çdo gjë që mund të bëhet në këtë drejtim është e mirëpritur. Por, natyrisht, ne duhet të respektojmë rregullat e grupit. Sipas rregullave të pranimit në BE, kërkohet që të arrihet një konsensus në mes të të gjitha vendeve anëtare për të mundësuar fillimin e negociatave. Së dyti, të gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet me fqinjët duhet të zgjidhen para çdo anëtarësimi. Dhe kjo gjë është e mirë. Është gjithashtu një mënyrë për të bërë një presion pozitiv për të shtyrë vendet që kanë probleme që t’i zgjidhen.

A jeni optimist në lidhje me vendimin e marsit të Këshillit Evropian, i cili duhet të vendosë mbi hapjen ose jo të negociatave për pranimin e Maqedonisë?

Nga natyra jam optimist. Por ndonjëherë duhet të jemi realistë për të mos u zhgënjyer. Kur isha Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare i partisë sime, kam pasur shumë kontakte me Brukselin. Gjithmonë u kam sugjeruar të gjithëve që të mos mbyllin perspektivat. Edhe pse vendimi për të hapur negociatat nuk është marrë, duhet të na japë një sinjal të motivimit. Tani për tani, gjithmonë ka qenë kështu. Nuk duhet të dekurajojnë ose të largojnë njerëzit. Në qoftë se kjo perspektivë është e prerë, kam frikë se do të krijojë probleme.

A është popullata maqedonase ende në favor të anëtarësimit në BE?

Unë jam një evropian i bindur. Por, unë flas në emër të qytetarëve. Nëse do të kishim standardet ekonomike të Norvegjisë ose të Zvicrës dhe çështja e bashkimit me BE-në pas pesë vjetëve të fillimit të procesit do vihej në pyetje, unë jam i bindur se përgjigjja do të ishte negative. Por standardi ynë i jetesës, niveli ynë i zhvillimit politik, si të gjitha anketat tregojnë se qytetarët janë në favor me më shumë se 90% ndaj anëtarësimit në BE.

Dikur Parisi kishte shprehur rezerva në lidhje me statusin e vendit kandidat zyrtar të Maqedonisë. Në korrik, Sarkozi tha se Franca do të mbështesë pranimin e Maqedonisë në BE. Dhe më 8 dhjetor, ministri francez i Punëve të Jashtme mbështet grekët, të cilët janë kundër fillimit të negociatave. Si e vlerësoni qëndrimin e Francës që nga fillimi i procesit për pranimin e Maqedonisë në BE?

Franca ka qenë gjithmonë në favor të zgjerimit të Maqedonisë. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera. Por, nga një këndvështrim ekonomik, ne mund, në të vërtetë, t’i përmirësojmë gjërat. Për shkak se Franca nuk është edhe në mesin e njëzet partnerëve tregtarë të lartë të Maqedonisë. Së pari ka pasur një zhvillim mjaft pozitiv, veçanërisht në lidhje me shqiptarët. Franca ka vepruar siç duhet – edhe në qoftë se ajo ishte pak vonë – në ish-Jugosllavi. Lidhur me zgjedhjen e një vendi për të mbështetur anëtarësimin në BE apo jo, kjo është një çështje e brendshme politike.

Në këtë rast ishte zgjedhja e Nicolas Sarkozy, për të cilin ne nuk mund të bëjmë shumë. Si u perceptua braktisja e vizave për qytetarët e Maqedonisë në BE?

Unë përcjell shtypin dhe reagimet e agjencive të udhëtimit, të cilat janë të zhgënjyera për shkak se ato i fërkonin duart duke pritur më shumë konsumatorë. Frika e pushtimit të parajsës perëndimore nga ballkanasit, si e konsiderojnë disa parti politike të së djathtës ekstreme, nuk ka ndodhur. Nga ana tjetër, kjo ka një ndikim shumë pozitiv. Çdo gjë që shkon në drejtim të anëtarësimit jep kurajo për popullin. http://www.euractiv.fr