UBT

Familja nuk e bën fajtor shoferin për vdekjen e Erlindit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pak ditë pas goditjes së rëndë që ka pësuar, duke humbur djalin e vogël 4 vjeçar, Erlindin, familja Fazlija nga Spreitenbach-u, i kantonit Aargau paraqitet në opinion me deklarimin se shoferi i makinës Audi, i cili e ka shkelur Erlindin, nuk mban përgjegjësi për vdekjen e vogëlushit.

Siç ka thënë Skender Fazlija, xhaxhai i të ndjerit për mediet lokale, “ai nuk ka pasur mundësi të reagonte, kur ka parë se Erlindi papritmas kishte rënë nga vetura para tij”,tranmseton albinfo.

“Fare papritur vogëlushi kishte zgjidhur rripin e sigurisë dhe pastaj kishte hapur derën. Pasi që makina ishte në rrethrrotullim, dera ishte hapur shumë shpejtë. Djaloshi ra në rrugë dhe u shkel nga një automobil”, përshkruan Skender Fazlija aksidentin për Tele M1.

Mobi Casa

Dy djemtë e Skenderit sot së bashku me Erlindin duhej të fluturonin për në Kosovë, në pushimet verore. Ai ishte familjari i parë që kishte mbërritur në vendin e aksidentit.

“Mu desh t`i qëndroja pranë vëllait, i cili mbante në duar të birin e vdekur”, thotë Skenderi, i tronditur thellë.
Xhaxhai i Erlindit i falënderon të gjithë për ndihmën e dhënë. “Të gjithë kalimtarët e rastësishëm ashtu si dhe punëtorët e ndihmës se parë, kanë një falënderim nga vëllai im”.