ARKATANA

AKV “Gjilani” fitues i vendit të dytë në “Flakadani i Karadakut 2017”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “GJILANI”, mori pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar, “Flakadani i Karadakut 2017 dhe u shpërblye me vendin e dytë, në mesin e shumë Ansambleve dhe grupeve nga mbarë trevat shqiptare, i cili u mbajt për 16 vite me radhë në qytetin e Vitisë, në nderim të dëshmorit të kombit “Nijazi Azemi”.

Ansambli “GJILANI” mori pjese ne këtë Festival, duke u munduar qe ta pasuroj gjithmonë këtë ngjarje kulturore me programet tona, krahas shume Ansambleve dhe grupeve tjera nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Diaspora.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve, ”GJILANI” në këtë Festival u paraqit me këngë, valle koreografike dhe valle burimore tradicionale, të përgatitura nga këshilli artistik i Ansamblit.

FIDANISHTJA

Edhe pse me vështirësi të jashtëzakonshme në kushte jo të mira për punë, Ansambli “GJILANI” po arrin që në të gjitha Festivalet dhe organizimet kulturore ta përfaqësojë Gjilanin dhe në përgjithësi Anamoraven shkëlqyeshëm, duke u shpërblyer në mënyrë meritore nga juritë profesionale, gjithmonë duke ju falënderuar pjesëmarrësve që mundohen dhe japin kontribut të pashembullt që të ruhen me shumë xhelozi vlerat kulturore shqiptare.

Këto organizime nderojnë dëshmoret tanë dhe janë shumë të qëlluara dhe të domosdoshme për kultivimin e vlerave artistike kombëtare, njohjen dhe lidhjen sa më shumë të rinjve të mbarë trevave shqiptare.

Një falënderim i veçantë shkon për organizatorin në këtë rast Komunën e Vitisë, Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport të kësaj Komune, që po bënë një punë të jashtëzakonshme për mbarëvajtjen e këtij Festivali ka thënë Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “GJILANI”, Nehat Ferati./rajonipress/