Fundamenti

Në një shitore në Kishna Pole kapet një kartëmonedhë prej 20 eurove e falsifikuar

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ankuesi Shqiptar shtetas i Kosovës deri sa ishte në një shitore (lokal) në pronësi të ankuesit, është paraqitur një person i panjohur në cilësi të konsumatorit i cili kërkon të blej pako cigaresh, duke e bërë pagesën përmes kartëmonedhës prej 20 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

I dyshuari pasi kryen blerjen largohet nga shitorja në drejtim të panjohur me veturë të tipit “Audi 80”, ngjyrë e zezë, pa pasur mundësi t`i merren tabelat e veturës.

FIDANISHTJA

Policia e Kosovës apelon qytetarët të shtohet kujdesi gjatë pranimit të kartëmonedhave në mënyrë që mos të dëmtohen ata dhe bizneset e tyre.

Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti i referohet Policisë së Kosovës, njësisë së hetimeve në Gjilan, për hetim të mëtejmë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/