Uji Dea

Në Tërpezë të Vitisë policia arreston një të mitur për posedim të substancave narkotike

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Policia e Kosovës, Hetuesit e Stacionit policor të Vitisë, kanë ndalur një autobus lokal dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari MKSH (i mitur ) i moshës 16 vjeçare kanë gjetur 1 qese me substancë narkotike.

Gjate intervistimit verbal i njëjti pohon se substancën narkotike e kishte blerë nga një person tjetër, pastaj që të dy personat janë sjellë në lokalet e Stacionit Policor në Gjilan, ku njësitet Anti Drogë nga shtabi qendror e kanë marrë rastin, ku në bazë të testit fushor është bërë matja e substancës narkotike e cila ka peshuar 23,2 ( njëzet e tre pikë dy gram e llojit marihuanë ).

ARKATANA

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari i parë ( i mituri ) ndalohet për 24 h, ndërsa për të dyshuarin e dytë i moshës madhore caktohet masa e ndalimit për 48 orë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/