ARKATANA

Mungesa e institucioneve po i dëmton proceset integruese

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shumë shpesh qeveria Thaçi foli me afate kohore për proceset integruese të Kosovës. Madje, gjatë këtij mandati u ndërmorën disa hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Por, mungesa e institucioneve pas zgjedhjeve të 8 qershorit po rrezikon seriozisht këtë proces. Në veçanti, atë të liberalizimit të vizave, raporton KTV.

Ministri në detyrë i Integrimeve, Gëzim Kasapolli, paralajmëron për pasojat me të cilat, sipas tij, do të përballet Kosova në vitet e ardhshme.

Ndërkohë “Grupi për Studime Juridike dhe Politike” që ka monitoruar procesin e zbatimit dhe plotësimit të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, thotë se qeveria nuk i është përmbajtur fare planit të veprimit.

Uji Dea

Raporti i Komisionit Evropian lidhur me liberalizmin e vizave i kishte rekomanduar Kosovës të zhvillojë pavarësinë e Gjyqësorit dhe të krijojë një regjistër të besueshëm për vendimet e gjykatave të marra për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Komisioni kishte vlerësuar se ekziston rrezik potencial se liberalizimi i vizave mund të ndikonte në rritjen e migruesve kosovarë, transmeton Koha.net.

Kosova ka mbetur vendi i fundit në Ballkan ndaj të cilit BE-ja ende aplikon regjimin e vizave, ndërkohë që njohës të proceseve integruese parashohin një rrugë të gjatë për Kosovën deri në liberalizim.
© KOHA.net