United Hospital

Hoxhaj merr ftesë nga Beogradi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj mund të udhëtojë drejt Beogradit më 23 tetor për të marrë pjesë në samitin që ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes shteteve të rajonit, takim ky që konsiderohet vazhdim i samitit të Berlinit të mbajtur në fund të gushtit.

Burime ndërkombëtare thonë se ftesa i është dërguar ministrit Hoxhaj nga Komisioni Evropian i cili është organizator i samitit në Beograd ku do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit.

Ndonëse KE është organizator, takimi në Beograd në fakt është vazhdim i asaj që e nisi kancelarja gjermane, Angela Merkel në Berlin më 28 gusht kur mblodhi shefat e qeverive dhe ministra të sektorëve të ndryshëm të Ballkanit.

“Nevojitet një intensifikim i marrëdhënieve mes vendeve tona, pasi shumë gjëra mund të bëhen bashkërisht”, kishte thënë atëkohë kancelarja Merkel.

Uji Dea

Kjo synohet të filloj të jetësohet në Beograd për të vazhduar më pas me takimet e tjera, një prej të cilëve do të mbahet edhe në Prishtinë.

Kjo ftesë megjithatë nuk ka të bëjë me atë që i është dërguar Presidentes së Kosovës pasi fjala është për dy aktivitete të ndryshme.

Derisa Komisioni Evropian i ka dërguar ftesë ministrit Hoxhaj, Presidentja Jahjaga ka marrë ftesë nga i ashtu quajturi komisioni trelateral i krijuar në vitin 1973 me qëllim që të bëj bashkë liderët me përvojë për të diskutuar çështje me rëndësi globale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.