ARKATANA

Vrasje, kanosje e armë pa leje në tërë Kosovën, pos veriut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për dallim nga lajmet e zakonshme për dhunë e vrasje e armë pa leje në pothuajse secili cep të Kosovës, veriu i kontrabandës, vrasjeve, mos tolerancës me bazë etnike etj. ka kaluar ndoshta 24 orëshin e parë me, siç e ka thënë Policia e Kosovës, “asgjë me rëndësi për të raportuar”.

Definicioni më i vjetër për lajmin është se lajm bëhet atëherë kur “njeriu e han qenin e jo kur qeni e han njeriun”.

Kjo interpretohet në mënyra të ndryshme, por të rralla janë rastet kur diçka që nuk ka ndodhur bëhet arsye për të shkruar lajm.

Raporti policor për ngjarjet e 24 orëve të fundit në Kosovë përmban një element të tillë ku ajo që nuk ka ndodhur, habit më shumë se shumica e ngjarjeve të tjera.

ARKATANA

Rajoni i veriut ka kaluar 24 orët e fundit pa asnjë vrasje apo krim të rëndë në përgjithësi, njofton Policia e Kosovës, raporton Indeksonline.

Për dallim nga lajmet e zakonshme për dhunë e vrasje e armë pa leje në pothuajse secili cep të Kosovës, veriu i kontrabandës, vrasjeve, mos tolerancës me bazë etnike etj. ka kaluar ndoshta 24 orëshin e parë me, siç e ka thënë Policia e Kosovës, “asgjë me rëndësi për të raportuar”.

Rasti më i rëndë është ai i rajonit të Prishtinës ku njoftohet se tre persona, shqiptarë të Kosovës, janë arrestuar pasi dyshohen se e kanë vrarë një boshnjak me nënshtetësi serbe, të cilin më pas e kanë varrosur në një mal afër Prishtinës.

Raporti i Policisë së Kosovës thotë se “me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”./Indeksonline/