SHBA dënon mungesën e tolerancës dhe dhunën në Beograd
Departamenti i Shtetit në SHBA ka dënuar mungesën e tolerancës dhe dhunën e ndodhur në stadiumin”Partizani” në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Zëdhënësja e DASH, Jen Psaki e pyetur mbi incidentin ka thënë se, ajo që ndodhi ishte zhgënjyese.
Serbia ka akuzuar Shqipërinë për atë që ajo e quan një provokim të qëllimshëm politik dhe e kanë fjalën për një banderolë shqiptare që fluturoi gjatë një ndeshje futbolli me Serbinë. Kjo çoi në përplasje gjatë lojës. Keni ndonjë reagim?
Psaki: Është diçka shumë e pafat që kjo ndeshje futbolli u ndërpre nga dhuna. Sportet kanë një potencial shumë të madh dhe të vërtetuar për të bashkuar njerëzit kudo, edhe përtej kufijve, transemton shekulli. Dhe kur dhuna dhe mungesa e tolerancës shkelin një potencial të tillë, është zhgënjyese për të gjithë – sportistët, spektatorët, tifozët, dhe vendet e tyre. Ambasada e SHBA, sigurisht, nuk pati asnjë rol në asgjë që mund të ketë ndodhur mbrëmë.
Droni juaj po mbante flamurin?
Psaki: Nuk kishim asnjë përfshirje.
Vendet kanë zhvilluar luftëra, ose të paktën një luftë, për një ndeshje futbolli më parë.
Psaki: Sportet krijojnë shumë emocione.
Keni dijeni nëse ka të bëjë ndonjë (ka pasur ndonjë kontakt me shqiptarët apo serbët nga SHBA – nga zyrtarët e SHBA-ve me këtë?
Psaki: Me sa kam dijeni jo. Mund ta kontrollojmë nëse ka pasur./kohanet/


