Jahjaga sërish rikujton zgjedhjet
Presidentja Atifete Jahjaga ka dëgjuar sërish idetë dhe opsionet e partive politike për tejkalimin e ngëriçt politik rreth formimit të institucioneve të reja. Kësaj radhe, Jahjaga zhvilloi takime të ndara me liderët dhe përfaqësuesit e PDK-së, Vetëvendosjes dhe partisë Nisma. Kurse të enjten, do t’i takoj edhe krerët e LDK-së dhe AAK-së.
Presidentja Jahjaga ka ritheksuar edhe këtë herë se i gjithë procesi lehtësues i diskutimeve po bëhet me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve të qëndrueshme për ndërtimin e institucioneve dhe bazuar në gjithë kuadrin kushtetues të vendit.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Presidencës, ajo u ka përsëritur liderëve partiak se duhet të gjejnë zgjidhje për të shmagur zgjedhjet…(Tribuna)


