ARKATANA

PDK i harroi ftesat

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

I fitoi zgjedhjet por nuk e shfrytëzoi asnjëherë të drejtën për t’i ftuar në takim liderët e partive politike për ta diskutuar mundësinë e krijimit të institucioneve të reja. Partia Demokratike e Kosovës, përmes zyrtarëve të saj, vazhdimisht është deklaruar e gatshme për t`u ulur në tavolinë me liderët e partive të tjera politike për të arritur një marrëveshje për dalje nga kriza.

Por, frika e refuzimit nga partitë tjera e ka zmbrapsur partinë e Hashim Thaçit. PDK asnjëherë nuk e ka marrë mundin që zyrtarisht t’u dërgojë ftesa partive tjera për takim.

ARKATANA

Për mungesën e këtyre ftesave, nuk ka pranuar të flasë askush në PDK. Edhe pse ishte pjesë e delegacionit të PDK-së, në takim me presidenten, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, nuk ka pranuar të flasë, me arsyetimin se nuk është i kyçur direkt në proces. “Nuk jam pjesë direkte e procesit”, ka qenë përgjigjja e Kuçit.

Pa përgjigje ka qenë edhe sekretari i kësaj partie, Basri Musmurati. Sidoqoftë, përfaqësues të Bllokut nuk janë të interesuar të dëgjojnë asnjë propozim që mund të vijë nga partia e Hashim Thaçit…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.