FIDANISHTJA

Agani ka qenë i njoftuar qysh më 2011 për keqpërdorimet e spitaleve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Që në vitin 2011, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, kishte qenë i njoftuar për parregullsitë dhe keqpërdorimet që po bëheshin në spitalet private në vendin tonë. Një raport i kryer në tetor të vitit 2011 i Inspektorati Farmaceutik në kuadër të Agjencisë Kosovare për Produkte Mjekësore në 8 institucione private shëndetësie, kishte zbuluar se këto spitale merreshin me qarkullim të kundërligjshëm të substancave narkotike, posedim të paligjshëm të barnave, shitje të barnave pa banderola si edhe posedim të paligjshëm të barnave të listës esenciale të MSH-së, të dedikuara për QKUK, raporton KTV.

Mirëpo, kjo nuk e kishte ndaluar Aganin që të nënshkruante marrëveshje bashkëpunimi me tri nga këto spitale për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve të shëndetësisë publike.

FIDANISHTJA

Me vendimin për paraburgimin e 9 zyrtarëve shëndetësorë nuk po pajtohet mbrojtja e Nexhmi Zeqirit sipas së cilës me këtë vendim prokuroria ka vënë në lajthitje gjykatën.

Drejtori i QKUK-së, Curr Gjocaj, mohon të ketë pasur informata lidhur me shpërdorimet dhe marrjen e ryshfetit nga mjekët e QKUK-së të cilët dyshohet se kishin marrë deri në 500 euro për dërgimin e një pacienti në një nga klinikat private.