ARKATANA

Kryeparalamentari më i rëndësishëm për Bllokun se sa largimi i Thaçit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

LDK, AAK, NISMA dhe Vetëvendosje kanë mundur ta dërgojnë në opozitë Hashim Thaçin prej momentit kur Gjykata Kushtetuese nxori vendimin se pozita e Kryeparalamentarit i takon partisë së madhe ndërsa partitë tjera mund të formojnë Qeverinë.

Mirëpo, deri më tash, Blloku më të rëndësishme e ka parë pozitën e Kryetarit të Kuvendit se sa largimin e Hashim Thaçit nga Qeveria.

Gjithë ky kurthim ka ndodhur për shkak se LDK, AAK e NISMA e kanë ndarë pushtetin pa e shikuar bazën kushtetuese. Tash, nuk po mund të tërhiqen nga pozita e Kryetarit të Kuvendit e cila i ishte premtuar Isa Mustafës.

Uji Dea

Në këtë situatë, Blloku ka thënë se nuk e ndryshojnë marrëveshjen dhe presin që PDK të lëshojë pozitën e udhëheqësit të Parlamentit në mënyrë që pastaj t’i lirohet rruga Isa Mustafës.

E, Presidentja Jahjaga ka paralajmëruar se nëse partitë nuk gjejnë zgjidhje atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.