Uji Dea

Shqiptari, ndër më të bukurit e Kongresit Amerikan në Washington

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Julian Malasi është 29 vjeçari nga Fieri i cili punon prej një viti e gjysëm si menaxher i politikave të Shoqatës Amerikane të Industrisë Kimike. I ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 14 vite më parë sëbashku me prindërit e dy vëllezërit e tij, Juliani thuajse çdo ditë është në kontakt me ligjvënës dhe përfaqësues të lartë të politikës amerikane. Por përveç cilësive profesionale, Juliani është përzgjedhur edhe si një prej djemve më të hijshëm të Kongresit amerikan, sipas një sondazhi që organizon revista Hill.

Përveç arritjeve profesionale bazuar në arsimimin e tij në Shtetet e Bashkuara, Juliani është renditur edhe si një prej 50 njerëzve më të bukur të kongresit amerikan, siç quhen këtu, bazuar në një sondazh të përvitshëm që organizon revista Hill, e cila mbulon aktivitet e kongresit amerikan jo vetëm në aspektin politik.

FIDANISHTJA

Përzgjedhja e tij erdhi pas takimeve të përditshme që Juliani kryen në Kongresin amerikan për arsye pune. Juliani ishte i vetmi person që u rendit duke mos qenë punonjës i brendshëm i ndërtesës së Kongresit.

I rritur në Shqipëri, por i arsimuar në Shtetet e Bashkuara, Juliani nuk harron prejardhjen e tij, e madje thotë se për të Shqipëria zë një vend të rëndsishëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.