Eko Higjiena

Qeveri, zgjohu!, opozitë mbahu!, qytetar vetëdijesohu!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Fadil Maloku – 1. Dyshimet rreth Asociacionit nuk qëndrojnë gjithaq tek (mos) formimi i tij, ngase, ai edhe ashtu do formohet, por, te frika e serbëve, e duket edhe e opozitës kosovare (jo edhe qeveritares; Edita Tahirit!), që kanë për shkallaren e fuqisë apo kompetencave që do t’i ketë ky Asociacioni (Zajednica)!

Eco Higjiena

2. Serbët me “fajin tonë” dhe “dyshimet e veta” të rafineruara, i krijuan veti hapësira të mjaftueshme për të realizuar entitetin (jo vetëm kombëtar, se ai po rindërtohet nga vetë shteti Serb!) e një lloj veçantie: subkulturore, subshtetërore, subautonomiste.
3. Synimi i tyre dhe shtetit Serb (s’ka dilema më!) është që përmes Asociacionit ta materializojnë këtë tip shtetësie, e pse jo edhe Republike (në të ardhmen) në kuadër te Kosovës!
4. Thënë, edhe me thjesht: Asociacioni, për pushtetarët e Kosovës dhe serbet lokal (lexo; shtetin Serb) do mbetet një “fushëbeteje” permanente, ku do të thyhen shtizat e shkallares se shtetësisë serbe brenda Kosovës.
5. Në këtë proces Serbia në Bruksel, de facto (por, akoma jo edhe de jure!) arriti mjeshtërisht të “problematizojë” të drejtat e serbëve kosovar, duke i mbajtur dhe ushqyer me shpresën e: federalizmit, konfederalizimit, bile edhe të ndarjes së Kosovës!
6. Tani, Serbisë i nevojitet vetëm t’i legalizoj dhe legjitimoj këto të “drejta” gjoja të munguara për serbët kosovar (!) nëpërmjet mekanizmit të Asociacionit, (alias: “Kalit të Trojës!”).
7. Asociacioni, me insistimet e Serbisë, Kosovës, do i sjell në të ardhmen shumë telashe të natyrës: politike, kompetitive dhe sosh të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit, duke mos e përjashtuar as ndarjen!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.