Fundamenti

Remi, beson në Jahjagën, shpreson në koalicionin PDK-LDK

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Rrustem Mustafa-Remi, nga PDK-ja në emisionin “Interaktiv” në KTV, ka thënë se vonimi i themelimit të institucioneve ende është brenda kornizave ligjore.

Ai ka ripërsëritur se janë të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë për themelimin e institucionit.

Por koalicioni i mundshëm sipas Mustafës është PDK-LDK.

Ai ka shprehur besim tek presidentja Jahjaga ku sipas tij me ndërhyrjen e saj më pas PDK mund të lidhë koalicion me LDK-n.

UBT

Ai ka thënë se takohen pothuajse çdo ditë me pjesëtarë të LDK-së për të diskutuar për një koalicion të mundshëm.

“Ne takohemi çdo ditë me anëtarë të LDK-së por marrëveshje ende nuk kemi”, ka thënë ai.

Ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë e futjes në koalicion edhe të Vetëvendosjes.

Sipas tij edhe pjesëtarë të Bllokut janë të bindur se ky koalicion nuk funksionon por që sipas tij e kanë bërë në afekt të një inati pas zgjedhorë. /Zëri/