ARKATANA

Ymeri: Kushtetuesja e shkeli Kushtetutën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, thotë se PDK ka fituar më shumë vota në zgjedhje, por s’e ka shumicën. Sipas tij, shumicën e ka Blloku + Vetëvendosja, e cila është krijuar brenda Kuvendit të Kosovës.

“Po thonë që PDK e ka fituar shumicën. PDK ka fituar më shumë vota, por jo shumicën. Po ta kishte shumicën, do ta kishim Kryeparlamentarin, e të gjitha. Shumicën e ka marrëveshja për bashkëpunim Blloku dhe VV. Kjo është tani shumica”, deklaroi Ymeri, në debatin “Si të dilet nga ngërçi politik”, të organizuar Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

“Pra, shumica krijohet brenda Kuvendit dhe jo jashtë saj, e as para konstituimit të tij. Në këtë drejtim konsideroj që Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka vënë një lëshim dhe një ndërhyrje në logjikën se si funksionojnë parimet kushtetuese për sa i përket organizimit të Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese e ka bërë një shkelje të jashtëzakonshme, sepse në njëfarë mënyre e ka ndryshuar logjikën e deputetit me vullnet të lirë. Kjo nuk është një gjë për të cilën mund të themi ka vendosur Gjykata Kushtetuese, mirë e keq të vazhdojmë më tutje. As Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë ta shkelë Kushtetutën”, tha Ymeri.

Uji Dea

Ymeri tha se jemi në një moment i cili nuk ka dashur kurrë të ndodhë në Kosovë, “në një moment kur po duhet të diskutojmë se a po e shkelë Kushtetutën Gjykata Kushtetuese, sepse kjo është shkelja më e rëndë që i bëhet. E në këtë rast unë mendoj që e ka shkelur me 12 këmbë. Kjo e ka shkaktuar këtë huti për krijimin e institucioneve”.

Deputeti Ymeri thotë se PDK-së nuk po i pëlqen kjo situatë, sepse ka dalë si partia me më së shumti vota por s’ka arritur ta krijojë shumicën.

“Kjo është për PDK-në një debakël. PDK nuk i ka numrat andaj duhet të shkojë në opozitë”, tha Ymeri. /Politiko.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.