KKVITI

Një copë hënë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Nga Avdush Canaj

Uji Dea

Një copë hënë
ke veshur,
gërshetin si ajo
lidhur me yje,
krejt qielli i kaltëruar
në sytë e tu
dhe ngutesh,
e ngutesh,
me lumturinë
kah unë.
Çuçurisin
një gjysh
e një gjyshe
te thana, nën hije:
S`është ndryshe zana,
si kjo dallëndyshe
me sandale ilirie!