Uji Dea

Operacioni “Prona” realizohet në Prishtinë dhe Gjilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësiti rajonal në Prishtinë me 16.09.2014 në orët e hershme të mëngjesit, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren ka realizuar planin operativ policor të koduar me emrin “PRONA”, me ç‘rast ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka kryer bastisje në (8) tetë lokacione të ndryshme. Bastisjet janë kryer në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, në disa objekte private dhe në dy zyre të departamentit ligjor të AKP-së, nën dyshimin e bazuar se gjashtë persona të dyshuar kanë kryer veprat penale si në vijim: Krim i organizuar, Shpërlarje parash, Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autorizimit, Lëshim i vendimeve të pa ligjshme gjyqësore, nxitje për abuzim të detyrës zyrtare apo autoritetit dhe shmangie nga tatimi.

Njësitet policore gjatë realizmit të bastisjeve në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar: Kompjuter, USB, Pasaporta, CD, Dokumentacion i cili është i dyshuar për pronat të cilat janë nën hetim, Dokumentacione të transfereve bankare si dhe një (1) revole e tipit BERETA .

Eco Higjiena

Të gjitha veprimet policore janë kryer dhe udhëhequr nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe me vendim të prokurorit një person i dyshuar me inicialet (D.E.) është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi që tek i njëjti është konfiskuar një armë njoftoj policia e Kosovës. /rajonipress/