Fundamenti

Shefi italian vret dy shqiptarë të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Dy shtetas kosovarë, janë qëlluar për vdekje nga pronari i tyre Xhanluka Çiferri në Fermano të Italisë.

Viktimat janë Valdet Avdyli 26 vjeç dhe Neomedim Mustafa 38 vjeç. Autori i vrasjes ka lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën, por fatkeqësisht dy kosovarët humbën jetën para se të mbërrinte ndihma e shpejtë.

FIDANISHTJA

Çiferri deklaroi në polici se ish-punonjësit e tij e kishin ndaluar në mes të rrugës dhe kishin debatuar për çështje ekonomike. Ende nuk dihet nëse viktimat pretendonin ndonjë pagë të vonuar, apo para shtesë, por debati u kthye në një tragjedi të vërtetë, raporton Shekulli.

Autori u arrestua menjëherë ndërkohë që policia sekuestroi armën e tij që e mbante me leje. Aktualisht po vijojnë hetimet për të gjetur shkakun e kësaj vrasjeje të dyfishtë.