Një i vrarë e një i plagosur në veri të Mitrovicës
Dy persona janë plagosur rëndë kur ndaj tyre, rreth orës 20:50, është shtënë në kafe bar “Tajm” në Leshak, ka deklaruar komandanti i policisë rajonale për veri të Kosovës, Zeljko Bojic.
Nga lëndimet ka vdekur M. Vulovic (29), derisa vëllai i tij 30 vjeçar është dërguar në spital.
Vrasja ka ndodhur nga armët e zjarrit. Motivet ende nuk dihen.
I riu që ndërroi jetë ishte plagosur në stomak, ndërsa nga gjakderdhja kishte humbur jetën.
Tjetri i ri, siç ka deklaruar Ivanoviq, është qëlluar në gjoks, mirëpo aktualisht është jashtë rrezikut për jetë./express/


