Eko Higjiena

Hungarezët trafikojnë dy kosovarë dhe një serb

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Policia Federale e cila është marrë me çështjen, i denoncon dy hungarezët në fjalë se në këtë rast kanë qenë në rolin e trafikantëve me qenie njerëzore

Dy persona nga Kosova ndhe një ga Serbia të cilët kishin ardhur në Gjermani pa letra, u detyruan që pas legjitimimit të braktisin Gjermaninë me nga një fletëdenoncim në bagazh. Fjala është për kosovarët dhe serbin e moshave 25, 26 dhe 35 vjeçare të cilët të dielën, më 9 shkurt sapo kishin kaluar kufirin nga Hungaria.

Por ndryshe prej tyre, dy hungarezët që kishin qenë bashkë me ta në veturë, u dërguan në burgun në Bad Reichenhall.

Mobi Casa

Me urdhëresën e gjyqtarëve, ndaj tyre është marrë masa e burgut për hetime. Policia Federale e cila është marrë me çështjen, i denoncon dy hungarezët në fjalë se në këtë rast kanë qenë në rolin e trafikantëve me qenie njerëzore. Ndaj tyre janë duke vazhduar hetimet për trafikim. Bëhet fjalë për dy meshkuj të moshave 40 dhe 35 vjeçare me dokumente të rregullta hungareze, shkruan bgland.24,de.

Njëri nga kosovarët sipas policisë, për shkak të një ndalese të bërë nga autoritetet hungareze nuk kishte as të drejtë hyrjeje në zonën e Schengenit. Ndërkohë u zbulua se ndaj shtetasit serb Zyra për të Huaj në Stutgart kishte vendosur më parë masën e ndalimit të hyrjes në Gjermani./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.