KKVITI

Studentja e UBT-së në Televizionin Publik të Kosovës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Alba Merovci, me përfundimin e vitit të tretë të studimeve është punësuar në Radio Televizionin e Kosovës, i vetmi transmetues publik në vend.

Merovci ka theksuar se falë UBT-së për përgatitjet profesionale, studentët e këtij drejtimi janë sistemuar dhe janë të gatshëm për tregun e punës.

“Pas mbarimit të ligjëratave në ‘Media dhe Komunikim’, unë u angazhova dhe u bëra pjesë e Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Ëndërr e secilit për të punuar në një medium prestigjioz, i cili përveç shikueshmërisë gëzon edhe besueshmërinë e publikut”, ka thënë ajo.

Mobi Casa

Ndërkaq, Merovci ka shprehur falënderime të veçantë për gjithë stafin e UBT-së, posaçërisht profesorëve me të cilët kanë ndarë tre vjet së bashku, duke shkëmbyer diturinë dhe eksperiencat e tyre me përkushtim maksimal.

Sikurse në drejtime të tjera ashtu edhe në drejtimin e gazetarisë, UBT vazhdon të sistemojë në treg gazetarë të rinj, entuziastë dhe të suksesshëm për punën që e bëjnë./rajonipress/