ARKATANA

Shqiptarja e vrarë në Francë, dyshime për hakmarrje

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Policia franceze iu ka kërkuar atoriteteve tona që në drejtim të Francës të niset i ati i shqiptares që u gjend e pajetë në një kanal në rrethinat e Montpeliesë. Gruaja, 34 vjeçe, Silvana Beqiraj, nënë e dy fëmijëve, mësohet se ishte zhdukur pa gjurmë prej ditës së martë, ndërkohë që identifikimi i saj është kryer nga një e njohura e saj, e cila gjendej me të në Montpelie.

Policia franceze ka hedhur dyshime të forta se gruaja mund të ishte e punësuar si prostitutë në Francë, por rrethanat si dhe dëshmia e shoqes së saj ka çuar në një tjetër dyshim. Gruaja dyshohet se mund të jetë vrarë edhe për shkak hakmarrjeje, pasi tri vite më parë, për shkak të saj është vrarë në fshatin e saj të lindjes një miku i saj.

Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një shtetase shqiptare gjendet e pajetë dhe e zhveshur në kanal. Sipas të dhënave të pakta që vijnë nga vendlindja e viktimës, Fier, saktësohet se gruaja ka disa kohë që jetonte në Montpelie, me mikeshën e saj. Viktima mësohet se e ka patur pikërisht të martën telefonatën e fundit më familjen e saj, e që prej asaj dite, nuk është komunikuar më me të. Dy fëmijët e saj, një djalë 11 vjeç dhe një vajzë 8 vjeçe qëndrojnë me dy prindërit e Silvanës në fshatin Havaleas të komunës Ndërmenas.

Policia franceze

FIDANISHTJA

Prej dy ditësh policia franceze dhe mediet vendase kanë pasqyruar ngjarjen e rëndë, kur disa persona kanë raportuar për një femër të pajetë në një stacion pompimi në një kanal në zonën e Lunel. Trupi i pajetë i Beqirajt mësohet se është depozituar në morgun e spitalit rajonal dhe nga të dhënat e para të autopsisë mësohet se gruaja nuk kishte shenja dhune në trup. Policia nuk ka bërë me dije se nga se i ka ardhur vdekja gruas, që u gjet e zhveshur në kanal. Fillimisht autoritetet policore vendase hodhën dyshimin se femra mund të ishte ndonjë prostitutë, por pas dëshmisë së të njohurës së saj e cila banonte me Silvanën prej kohësh në Montpelie, hetimet kanë marrë një tjetër rrjedhë. Hetuesit e çështjes kanë kërkuar pikërisht të atin, Mehmet Beqiraj që të paraqitet në Montpelie, jo vetëm për të tërhequr trupin e të bijës, por edhe që të japë dëshminë e tij në lidhje me gjithçka di për jetën e vajzës së tij, 34-vjeçare. Mediet vendase kanë qenë tejet të kujdesshme në publikimin e të dhënave hetimore, ndërsa tashmë policia vendase dhe hetuesit e çështjes presin dëshminë e të atit të saj për të vijuar me gjetjen e shkaqeve reale të vrasjes si dhe të autorëve të krimit.

Konflikti për 3500 euro

Tri vite më parë, nga Fieri vinte lajmi i një plagosjeje me çifte. Motivi u tha për shkaqe banale, ndërsa i plagosuri humb jetën rreth 24 orë më vonë në spitalin e Fierit. Policia, atëherë, bëri të ditur se viktima ishte Nuri Çela, një 44-vjeçar nga Fieri, i cili ishte plagosur me armë gjahu nga një i ri për shkak të një sherri që kishin patur për një borxh. Pak ditë, pasi Çelaj ndërron jetë, dorëzohet në ambientet e policisë së Fierit autori i plagosjes, i riu Sokol M., i cili pranoi plagosjen, por shpjegoi se në fakt nuk donte që ta vriste Çelajn. Pak ditë pas dorëzimit të tij, vetëdorëzohet edhe një shoku i tij, i cili bashkë me dy të tjerë ishin në dijeni të shkakut të vërtet të asaj përplasjeje. Policia dhe prokuroria e Fierit mbajtën në pranga dhe dërguan në gjykatë pikërisht autorin Sokol M. dhe shokun e tij Shpëtim M. Dy të akuzuarit dhe dy shokë të tjerë të tyre kanë shpjeguar për policinë të gjitha rrethanat e atij krimi, ku sipas vendimeve të zbardhura të gjykatave mësohet se Sokol M, i kishte marrë një shumë prej 3500 eurosh Silvana Beqirajt. Kjo e fundit, sipas rrëfimit të tyre, por edhe sipas dosjes së prokurorisë kishte lidhje intime me Nuri Çelën, të cilit i kërkoi që ta ndihmonte të detyronte Sokol M, t`i kthente paratë. Pasi Çela është vënë në dijeni të këtij fakti i ka kërkuar në telefon të riut t`i sillte borxhin Silvanës ndërsa kërcënimi që i është kryer është transmetuar nga Sokoli edhe tek shokët e tij, të cilët kanë pretenduar të shuajnë këtë sherr. Një ditë para vrasjes, qartëson gjykata, Silvana, viktima e asaj kohe dhe Sokoli janë takuar në një kafenë në qytetin e Fierit dhe i riu i ka premtuar asaj se do të ia kthente lekët, por nuk kishte mundësi për momentin. Mbi të është qëlluar me shishe birre në lokal, ndërsa Sokoli ka kërkuar ndihmën e dy shokëve derisa dy ditë pas këtij sherri, Sokol M, qëllon mbi shënjestrën e tij në afërsi të shtëpisë së Silvana Beqirajt, pikërisht në momentin që Çela po e përcillte vajzën për në shtëpinë e saj.