ARKATANA

Humb jetën një 55 vjeçar nga Shurdhani i Gjilanit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Policia e Gjilanit është njoftuar përmes telefonit për një vdekje aksidentale në fshatin Shurdhanë të Gjilanit. Nga hetimet e para mësohet se derisa viktima H. R. vjeç 55 së bashku me dy persona tjerë kishte shkuar në mal në fshatin Shurdhan për të bartur dru me traktorin “Fiat 4X4”, gjersa ishin duke ngarkuar drutë traktori kishte lëvizur nga vendi ku ishte i ndalur, në një vend të pjerrtë duke u rrokullisur ku njëri nga viktimat kishte mbetur nën traktor.

Policia e Kosovës në Gjilan është informuar përmes telefonit për një incident që kishte ndodhur në malet e fshatit Shurdhanë komuna e Gjilanit.

Njësitë reaguese të policisë nga Zhegra dhe Gjilani me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan.

Nga hetimet e para mësohet se: derisa viktima H. R. Vjeç 55 së bashku me dy persona tjerë kishte shkuar në mal në fshatin Shurdhan për të bartur dru me traktorin “Fiat 4X4”, gjersa ishin duke ngarkuar drutë traktori kishte lëvizur nga vendi ku ishte i ndalur, në një vend të pjerrtë duke u praptuar ku njëri nga viktimat kishte mbetur nën traktor.

Mobi Casa

Dy personat që ishin me të kanë arritur që nga traktori ta nxjerrin viktimën me qëllim që t`i afrojnë ndihmë ku edhe kishte ardhur ndihma e parë mjekësore, por mjekët nuk kanë pasur mundësi t`i japin kurrfarë ndihme vetëm se kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive patrullues kanë dalë edhe njësiti i hetimeve të stacionit si dhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që viktima të dërgohet në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë.

Rasti iniciohet për hetime të mëtutjeshme në njësitin e Hetimeve të Stacionit Policor të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.