Remi thotë edhe një herë: Kosovës i duhet koalicioni PDK-LDK
Deputeti i PDK-së Rrustem Mustafa – Remi nuk heq dorë nga ideja e tij për një koalicion mes LDK-së e PDK-së.
Rrustem Mustafa – Remi insiston për një koalicion të madh ndërmjet dy partive të mëdha PDK-LDK.
Ideja për të pasur një koalicion të tillë, sipas tij mbështetet në parimet e larta moderne të demokracive të zhvilluara.
Në një intervistë për “Botapress”, deputeti Mustafa jep edhe arsyet pse Kosovës i duhet një koalicion PDK-LDK.
Ndonëse thotë se ka përafrime ndërmjet këtyre dy partive për një koalicion të mundshëm, megjithatë ai nuk dëshiron të thotë nëse PDK-ja është e gatshme që t’i jap postin e kryeministrit LDK-së për bashkëqeverisje.


