Mobi Casa

Shëngjin, mbytet në det një vajzë 8 vjeçare nga Kosova

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit, pasi një vajzë 8-vjeçare është mbytur në det.

Vogëlushja kishte shkuar në plazh me prindërit e saj, të cilët për pak çaste e kanë humbur nga sytë, duke bërë që fëmija të futej e vetme në det.

Fëmija, e identifikuar si Gabriela Qeta, është nxjerrë nga uji pa shenja jete dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ku mjekët kanë konstatuar se ishte tepër vonë.

Mobi Casa

Mësohet se familja Qeta është nga Kosova dhe po kalonte disa ditë pushimi në plazhin e Shëngjinit.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare akuzoi autoritetet lokale në Shëngjin për mospranimin e bashkëpunimit me qëllim vendosjen e rojeve bregdetare në plazh.

“Kur nuk merren masa të ruajtjes ndodhin të tilla tragjedi”, deklaroi Tare/Shekulli/