Qeveria PDK-LDK, mund të ndodhë!
Analisti Shpend Kursani duke komentuar shkrimin e anëtarit të PDK-së, Rrustem Mustafa se janë duke punuar për të arritur marrëveshje koalicioni me LDK-në, ka thënë se një Qeveri e tillë mund të ndodhë.
Madje sipas tij një Qeveri e tillë do të ishte stabile.
“Edhe koalicioni PDK-LDK është shumë i mundshëm, nuk po them se sa janë gjasat por se definitivisht ka mundësi që këto dy subjekte me qeverisë me vendin. Një konturë e tillë do të mund të jetë e mundshme me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar, por mendoj se një Qeveri PDK-LDK nuk do të ishte e mirë, por definitivisht do të ishte shumë stabile”./Zeri/.


