ARKATANA

Takohen pas vendimit të Gjykatës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​Blloku paszgjedhor LDK-AAK-Nisma po pretendon se i ka përafruar qëndrimet me Lëvizjen Vetëvendosje për të lidhur koalicion qeverisës, por ndryshe i shohin gjërat këta të fundit.

Zyrtarët e subjektit të Albin Kurtit, konfirmojnë se nuk janë takuar me ata të bllokut që nga 17 korriku, kur edhe është zhvilluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Përndryshe ata thonë se VV-ja nuk ka hequr dorë nga kushtet që i ka vënë më herët, e sidomos atë që konsiston në dialogun me Serbinë.

UBT

Vetëvendosje po kërkon me çdo kusht t’i udhëheqë këto bisedime. Kjo pikë pritet të jetë pjesë e bisedimeve të ardhshme mes palëve tek pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse në opinion qarkulloi një deklaratë e Kujtim Shalës se kriteret e Lëvizjes Vetëvendosje janë të pranueshme për bllokun, një konfirmim të tillë kjo lëvizje nuk e ka marrë.

Erzen Vraniqi, zëdhënës i VV-së, në një prononcim për gazetën ka thënë se atyre askush nuk u ka thënë se janë pranuar apo refuzuar kriteret e tyre, dhe se prej 17 korrikut ditën kur është dashur të nënshkruhej draftmarrëveshja e arritur një ditë më herët asgjë nuk ka ndryshuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.