Gjilanasi arrestohet në pikën kufitare në Vërmicë
Gjilan – Në Pikën Kufitare Vërmicë – Prizren është ndaluar personi shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Gjilan i cili posedonte fletërreshtim, lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan.
Patrulla Policore e Stacionit Policor të Gjilanit personin e lartë shënuar e ka sjell në Gjykatën Themelore në Gjilan te gjyqtari i lëndës.
Të dyshuarit ju ka konfiskuar nga gjykata dokumenti i udhëtimit Pasaporta Franceze.
Lënda e tij vazhdon të jetë në procedim në këtë Gjykatë thuhet në njoftimin e policisë./rajonipress/


