ARKATANA

Kushtetuesja shpik pozita pune

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjykata Kushtetuese ka shpikur një pozitë pune që nuk është e njohur në asnjë administratë të institucioneve publike të shtetit. E ajo është pozita e zëvendëssekretarit të përgjithshëm. Këtë pozitë e ka përcaktuar edhe me Rregullore të re të punës, pasi me të vjetrën nuk ka qenë e definuar.

Këso pozite nuk ka as në Presidencë, as në Kuvendin e Kosovës, as në Zyrën e Kryeministrit e as në ndonjë ministri të Qeverisë. Tribuna ka mësuar se edhe emërimi i Milot Vokshit në këtë pozitë nuk është bërë me konkurs, pasi me rregullore të nxjerrë nga Gjykata, është paraparë që ai të emërohet nga kryetari. Në këtë rast ai i jep përgjegjësi Enver Hasanit për çështjet logjistike, për prokurimin dhe për financat e Gjykatës.

Mobi Casa

“Zëvendëssekretar i Përgjithshëm do të jetë njëri nga drejtorët e Sekretariatit, i cili njëkohësisht do ta ushtrojë funksionin e tij/saj të drejtorit. Mandati i zëvendëssekretarit të përgjithshëm do të jetë tri vjet ndërsa paga e tij/saj do të jetë për 15% më e ulët se paga e Sekretarit të përgjithshëm”, thuhet në Rregullore të gjykatës…(Tribuna).