Kujt po i pengon krijimi i Gjykatës Speciale?
U bë gjithë ajo zhurmë rreth krijimit të Gjykatës Speciale, nëse do të duhej të krijohej apo jo dhe pasi që u mor vendimi pro krijimit të saj, shumë u spekulua se kush do të përfundoj në të.
Por gjithçka ndodhi brenda një kohe të shkurtër, dhe tashmë është harruar çështja e kësaj gjykate. Madje askush nuk po e di kur do të krijohet kjo gjykatë, madje as zyrtarët qeveritar në Kosovë.
Ministri i drejtësisë në detyrë dhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi ka thënë se nuk ka informacioni se kur do të formohet kjo gjykatë./ Bota Sot/


